E fundit, Chelsea bën ofertë 130 milionë euro për Fernandez

Futboll

E fundit, Chelsea bën ofertë 130 milionë euro për Fernandez

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 10:56
Enzo Fernandez

Chelsea ka bërë një ofertë prej 130 milionë eurosh drejt Benficas për yllin argjentinas, Enzo Fernandez, sipas spekulimeve të fundit në Portugali.

Fernandez është bërë njëri nga talentet më premtues në botën e futbollit pas paraqitjeve fantastike me Argjentinën, të cilat e kurorëzuan me çmimin e Lojtarit më të mirë të ri të Kupës së Botës.

Dhe, me një numër të madh të klubeve nga Premier Liga që kanë treguar interesim serioz në të, duke se Chelsea ka bërë hapin e parë për të provuar të nënshkruajë me Fernandez duke bërë një ofertë marramendëse.

21 vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 118 milionë euro, por “Blutë” e Londrës thuhet se janë të gatshëm të ofrojnë më shumë vetëm për të siguruar sa më shpejtë transferimin e tij.

Sipas “Record”, Chelsea ka bërë ofertë prej 130 milionë eurosh me qëllimin për t’i mposhtur në garë për nënshkrimin e Fernandez, Liverpoolin dhe Newcastle, ku kjo e fundit pa një ofertë të refuzohej së fundmi nga Benfica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat