Tani ndjehet i tepërt!

Futboll

Tani ndjehet i tepërt!

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 12:52
Tani ndjehet i tepërt!

Sulmuesi spanjoll Pablo Sarabia kërkon të largohet nga PSZH, pas vetëm 6 muajsh. Ai u rikthye te kampionët e Francës pas një viti huazim te Sporting, ku shkëlqeu, me shpresën që të luante titullar.

Gjithsesi, prania e tij në League 1 ka qenë me pikatore, ndaj 30-vjeçari kërkon të largohet sërish.

Sipas të përditshmes franceze “L’Equipe”, agjenti i sulmuesi i ka kërkuar klubit që ta lërë të lirë në merkaton e janarit.

Të paktën në formë huazimi për 6 muaj, që të ketë mundësi për të luajtur dhe treguar aftësitë e tij si sulmues.

Gjasat janë që ai të rikthehet sërish sërish në Portugali për të luajtur me Sportingun e Lisbonës, por ofertat nuk mungojnë. Duket se PSG kërkon ta shesë përfundimisht lojtarin, me të cilin ka një kontratë deri në verën e vitit 2024.

Gjithsesi, kjo shitje apo huazim do të bëhet vetëm pas 15 janarit, kur pritet të jetë në dispoziocion edhe Lionel Messi, që është ende me pushime. Sulmuesi ka mjaft dhurues në Spanjë, ku pritet të jetë destinacioni i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat