Dëmtohet

Futboll

Dëmtohet

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 15:04
Dëmtohet

Stefan de Vraj ka pësuar një dëmtim në kavilje dhe nuk do të jetë i gatshëm për miqësoren e ditës së enjte ndaj Sasuolos, por ajo që shqetëson më së shumti zikaltrit është mungesa e tij e mundshme ndaj Napolit.

Gjendja e mbrojtësit do të vlerësohet në ditët në vazhdim, por dëmtimi duket serioz dhe sfida me kryesuesit është në dyshim, me Inzagin që mund të zgjedhë Açerbin në vend të holandezit.

Nga ana tjetër duke monitoruar situatën e 30-vjeçarit, që kontrata i skadon në qershor, është Olimpiku i Marsejës, që po shqyrton të gjitha mundësitë për të gjetur akordin me të në janar dhe për ta transferuar në verë me parametër zero. De Vraj është larg rinovimit me zikaltrit dhe një aventurë në Francë do ta tundonte jo pak edhe pse zgjedhja e tij e parë është Anglia.

DUMFRIS – Denzel Dumfris vazhdon të jetë në qendër të merkatos së klubeve të mëdha europiane, edhe pas një Botërorit që e nisi me ritëm të ulët, por që në fund pa protagonist. Anësori i djathtë i Interit ndiqet me interes nga Çelsi e Mançester Junajtidi, por edhe nga Bajern Mynihu që është rishfaqur përsëri.

Gjigantët gjermanë kanë qenë prej kohësh adhurues të 26-vjeçarit, që në sezonin e parë të tij me Interin arriti thuajse të trefishojë vlerën e tij. I mbërritur nga PSV Eindhoveni për 12.5 milionë euro plus bonuset, sot kartoni i Dumfrisit vlerësohet me 50 milionë euro, një shifër për të cilën Interi nuk do të mendohet dy herë nëse mbërrin në zyrat e klubit. Jo më kot holandezi është ndër të parët në listën e të sakrifikuarve të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat