Balde shpreson të vazhdojë me Barcelonën

Futboll

Balde shpreson të vazhdojë me Barcelonën

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 21:17
Balde shpreson të vazhdojë me Barcelonën

Mbrojtësi i Barcelonës, Alejandro Balde, shpreson ta zgjasë qëndrimin e tij te klubi katalonas. 

Nëntëmbëdhjetë vjeçari ka arritur të bëhet një lojtar me peshë në ekipin e Xavit këtë sezon, ku bëri dymbëdhjetë paraqitje si titullar, gjë e cila ndikoi që të fohet në skuadrën e Spanjës për në Kupën e Botës, ku arriti të ketë katër paraqitje në Katar.

Kontrata e tij me Barcelonën përfundon më 2024, por shenjat janë për një marrëveshje të re mes klubit dhe futbollistit. 

"Gjithçka menaxhohet nga agjenti im. Dua të qëndroj këtu, por askush nuk e di të ardhmen. "Një vit më parë isha në rezervë, dhe tani jam me ekipin e parë. Më duket si ëndërr", ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat