Mazraoui si Ziyech, dhuron të gjithë premion e Botërorit

Futboll

Mazraoui si Ziyech, dhuron të gjithë premion e Botërorit

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 13:31
Mazraoui si Ziyech, dhuron të gjithë premion e Botërorit

Noussair Mazraoui ka vendosur për të dhuruar të gjithë premion e fituar nga paraqitjet në Botëror.

Sipas mediave holandeze mbrojtësi i Bayern-it ka dhuruar plot 280.000 mijë euro një fondacioni në Marok.

Me këtë gjest Mazraoui ndoqi shokun e skuadrës Hakim Ziyech. Edhe sulmuesi i Chelsea-t dhuroi për bamirësi vetëm pak ditë më parë plot 325 mijë euro.

Për Ziyech kjo nuk ishte hera e parë që bën një gjest të tillë pasi dhe në 2019 i kaloi një fondacioni që mbështet të sëmurët me kancer në Marok të gjithë shumën e fituar në Kupën e Afrikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat