Portieri i njohur merr vendimin në lidhje me të ardhmen

Futboll

Portieri i njohur merr vendimin në lidhje me të ardhmen

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 14:20
Sommer

Jan Zomer është piketuar nga mediat gjermane si opsioni i mundshëm për të zëvendësuar Nojerin e dëmtuar. Gjithsesi, nga drejtuesit e Munihut nuk ka asgjë zyrtare.

Së fundmi gardiani zviceran ka folur në kanalin e Myshengladbah rreth së ardhmes, madje duke e injoruar totalisht interesimin e Bajernit: “Kontaktet me G’ladbah kanë nisur përpara Botërorit dhe jemi ende duke e biseduar të ardhmen.

Ndihemi mirë këtu dhe aktualisht jam i lumtur. Kthimi nga Botërori më ka ndihmuar të kaloj disa ditë të qeta me familjen time në vendlindje, tashmë është koha të ndezim motorët dhe të japim më të mirën”, tha portieri 34- vjeçar.

Zomer në këtë sezon ka zhvilluar 10 takime në Bundesligë, e përkthyer me 14 gola të pësuar dhe vetëm në 3 raste e kam mbajtur portën e pastër. Kontrata e tij skadon në fund të sezonit, çka nënkupton se ai mund të largohet me parametra 0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat