Ja sa minuta shtesë janë dhënë në 14 javët e para në La Liga

Futboll

Ja sa minuta shtesë janë dhënë në 14 javët e para në La Liga

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 16:38
Ja sa minuta shtesë janë dhënë në 14 javët e para në La Liga

Gjykimi dhe gjyqtarët pritej të ishin protagonistë në kampionatin botëror në Katar. Kështu ka ndodhur në fakt, teksa për ta është folur gjatë e komentuar mjaft. Një nga detajet që ka tërhequr më shumë vëmendjen e publikuar gjatë Botërorit ka qenë minutazhi i zgjatur i minutave shtesë.

Numri i madh i minutave shtesë bëri që takimet të zgjasnin rregullisht deri në 100 minuta. Në shumë prej ndeshjeve, dhjetë minutat shtesë në tabelë ishin diçka e zakonshme. Por kohëzgjatja e shtesës mund të shkonte përtej dhjetë minutëshit po të llogarisim protestat e lojtarëve gjatë shtesës. Mjafton të kujtojmë se Mateu Lahoz gjatë arbitrimit të tij në çerekfinale lejoi në luajtjen e 20 minutave shtesë! Kjo ishte një risi, që u imponua nga rregulli i ri dhe i rreptë i FIFAs për të mos toleruar ndaljen e ritmit të lojës dhe vonesat e panevojshme.

Por nëse gjatë kampionati botëror në Katar, kjo u bë shumë evidente, në fakt në disa prej kampionateve kryesore në Europë “ligji i Botërorit” kishte nisur të aplikohej që me fillimin e sezonit. Një nga rastet ku rregulli i ri i FIFA-s kishte nisur të aplikohej në praktikë ishte kampionati spanjoll, La Liga. Kreu i gjyqtarëve, Luis Medina Kantaleho, e kishte paralajmëruar që në gusht këtë rregull të ri në prezantimin e arbitrazhit të sezonit 2022-2023.

Presidenti i Komitetit Teknik të Arbitrave të federatës spanjolle siguronte se “këtë sezon do të jemi në gjendje të arrijmë deri në 15 minuta kohë shtesë”. E gjitha bëhej me qëllimin për të shmangur humbjen e kohës dhe për të siguruar që futbolli të vazhdojë të jetë një shfaqje. Edhe pse për shumë specialistë e analistë, një rregull i tillë shihet pozitivisht, nga ana tjetër nuk kanë munguar kritikat. Gazeta spanjolle “Marca” ka analizuar secilën nga 14 javët e La Ligës të luajtura deri më tani për të vlerësuar këtë “betejë” arbitrazhi kundër kohës. Përfundimi i raportit është i habitshëm dhe zbulon një angazhim të vendosur për të luftuar reduktimin e kohës efektive të ndeshjeve. 1205 minuta plus –44 ndeshje (nga gjithsej 140) kanë arritur ose tejkaluar dhjetë minuta kohë shtesë.

Gjashtë prej tyre kanë arritur shifrën e treguar nga Medina Kantaleho prej 15 minutash ose më shumë kohë shtesë duke llogaritur të dyja pjesët e lojës. Shuma e kohës shtesë në 14 javët e para në La Liga ka qenë 1205 minuta! Ose njëlloj sikur të ishin luajtur 13 takime më shumë. Ndërkaq, mesatarja e kohës shtesë për ndeshje është 8.6 minuta. Nga 20 skuadrat në La Liga, Getafe është ajo që ka luajtur më shumë futboll me 136 minuta shtesë në ndeshjet e saj! Nga gjyqtarët, ai që ka akorduar më shumë minuta shtesë ka qenë Hernandez Hernandez me një mesatare prej 10.3 minutash shtesë për takim të drejtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat