Ademi: Pele ishte hero i futbollit, por me një modesti të jashtëzakonshme

Futboll

Ademi: Pele ishte hero i futbollit, por me një modesti të jashtëzakonshme

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 23:29
Pele

Pele ishte hero i futbollit, por me një modesti të jashtëzakonshme, ka vlerësuar Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Pele ka vdekur të enjten. 

"I dhimbshëm lajmi që sonte pushoi së rrahuri zemra e Legjendës së futbollit botëror, Pele!

Edson Arantes do Nascimento - Pele, i njohur nga i gjithë globi si “Mbreti i Futbollit”, ishte vlerë e pakontestueshme e futbollit brazilian dhe botëror.

Magjia e tij me topin bëri që ky sport të jetë i dashur për të gjithë anembanë botës.

Pele do të kujtohet përjetësisht për gjithçka që i ofroi botës së futbollit, për emocionet e jashtëzakonshme që i dha shumë gjeneratave me paraqitjet e tij në fushën e gjelbër, por edhe si një frymëzues i papërsëritshëm për brezat e rinj.

Pele ishte hero i futbollit, por me një modesti të jashtëzakonshme.

Lamtumirë Legjendë!", ka shkruar Ademi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat