Duka: Moment i vështirë për të gjithë ata që e panë nga shkallët e stadiumit

Futboll

Duka: Moment i vështirë për të gjithë ata që e panë nga shkallët e stadiumit

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 23:35
Pele

Ndarja nga jeta e “Mbretit” të futbollit, Pele, ka prekur të gjithë sportdashësit anë e mbanë botës.

Në një reagim në rrjetet sociale kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka shprehur një mesazh prekës për legjendën e Brazilit.

Duka shkruan se ky është një moment i vështirë për të gjithë ata që patën fatin ta shikonin nga shkallët e stadiumit.

“Futbolli humbi sot mbretin. I madhi Pele, braziliani virtuoz që magjepsi botën me talentin e tij, u nda nga jeta pas një betejë me problemet shëndetësore.

Një moment i vështirë për të gjithë ata që patën fatin ta shikonin nga shkallët e stadiumit duke luajtur, por edhe për ato që e kanë njohur përmes historisë dhe bëmave të tij.

Do t’i mungojë shumë botës së futbollit, por rekordet, arritjet e tij unike dhe trofetë e shumtë e kanë ngjitur prej shumë kohësh në olimpin e futbollit. Legjendat jetojnë përgjithmonë! U prehsh në paqe i madhi Pele!”-shkruan kreu i FSHF.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat