Klopp: Duhet të mbledhim pak para

Futboll

Klopp: Duhet të mbledhim pak para

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 14:43
Klopp

Pas transferimit të Cody Gakpos, Liverpooli ka qenë i qetë sa i përket marrëveshjeve me lojtarë të tjerë, ndërsa vazhdon të spekulohet se “Reds” po kërkojnë ta përforcojnë mesfushën.

Lëndimet e shumta dhe mungesa e kreativitetit në mesfushë kanë bërë që Jurgen Klopp të kërkojë nga pronarët e Liverpoolit blerjen e një mesfushori.

Por, në konferencën e fundit për media, Klopp tha se Liverpooli duhet të mbledh pak para në mënyrë që të ketë mundësi të shpenzojë.

“Neve na duhet që të mbledhim pak para, në mënyrë që të shpenzojmë. Kështu është puna që e bëjmë”, tha Klopp.

Fokusi do të jetë te një mesfushor i ri, por momentalisht Liverpooli nuk e ka për qëllim që të paguajë 120 milionë euro për Enzo Fernandez

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat