Tronditet familja e Bale

Futboll

Tronditet familja e Bale

Më: 1 janar 2023 Në ora: 15:35
Tronditet familja e Bale

“Duam flori! Na jep flori!”. Duket si një skenë filmi, por gjithçka është reale dhe familja e Gareth Bale u trondit. Fjalia e bërtitur nga grabitësit, të cilët hynë në shtëpinë e tezes së Emës (gruaja e futbollistit uellsian), shënoi ato momente tmerri.

Keqbërësit ishin katë, fytyrat e tyre ishin të maskuara dhe me armë. Ata e urdhëruan gruan të mos bënte zhurmë: askush nuk do të lëndohej për sa kohë ata ishin “bashkëpunues” dhe dorëzonin sendet e tyre të çmuara, paratë, sendet personale, çdo gjë që mund t’u garantonte atyre një plaçkë të mirë.

Episodi ndodhi në fund të nëntorit të kaluar dhe është bërë publik vetëm orët e fundit, duke zbuluar detajet më të tmerrshme të historisë. Në atë kohë, Bale po luante me Uellsin në Kupën e Botës dhe kishte frikë për sigurinë e të dashurve të tij.

Ai nuk ishte i vetmi, duke marrë parasysh atë që ndodhi me Raheem Sterling, i cili, i informuar për atë që i ndodhi gruas së tij (për bastisjen në shtëpinë e një bande hajdutësh), madje u largua nga Katari për të qenë pranë familjes së tij dhe u kthye pasi qenë të sigurt.

“Gareth dhe Emma janë të shokuar dhe me të vërtetë të shqetësuar që një armë është përdorur për të kërcënuar”, ishte dëshmia e mbledhur nga një burim shumë i afërt me familjen e lojtarit dhe gruas së tij.

Gjithsesi, gjërat shkuan keq për katër grabitësit që hynë me forcë në shtëpinë e tezes së Emës: ajo bastisje doli të ishte një vrimë në ujë, ata nuk gjetën asgjë me vlerë të madhe dhe u larguan.

Gruaja raportoi episodin dhe ndërtesa u mbajt nën kontroll nga agjentët. Hetimet kanë nisur menjëherë dhe së fundmi kanë çuar në arrestimin e një prej anëtarëve të bandës. Policia vijon ndjekjen e protagonistëve të bastisjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat