Reali po përgatit një propozim astronomik prej 130 milionë eurosh

Futboll

Reali po përgatit një propozim astronomik prej 130 milionë eurosh

Më: 1 janar 2023 Në ora: 20:54
Bellingham

Epërsinë në garën për Jude Bellingham duket se e ka marrë Real Madridi, i cili ka intensifikuar kontaktet me futbollistin anglez që përflitet se do t’i jepte përparësi ndaj skuadrave të Premierligës.

Megjithatë, për sa kohë që nuk ka një marrëveshje përfundimtare, gjithçka mbetet fluide, me lojtarët madrilen që tani po përgatiten të afrohen edhe me Dortmundin për të përshpejtuar procedurat për përfundimin e marrëveshjes.

Në fakt, sipas autoritative “Relevo”, në Madrid kanë një propozim prej 130 milionë eurosh në punë për të joshur westfalianët, shumë ku sigurisht përfshihen edhe bonuse për arritjen e objektivave si dhe komisione për agjentët.

Megjithatë, në të njëjtën kohë, Liverpool, Manchester City dhe Chelsea mbeten në “betejë” për blerjen e mesfushorit 19-vjeçar, i cili arriti të rrisë vlerën e tij në bursë në nivele edhe më të larta falë paraqitjeve të tij në Botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat