Opsionet e Zlatan Ibrahimoviçit

Futboll

Opsionet e Zlatan Ibrahimoviçit

Më: 1 janar 2023 Në ora: 21:07
Opsionet e Zlatan Ibrahimoviçit

Aktualisht po mendon të shërohet pas operacionit në gju që kreu në fund të majit të kaluar, por thuhet se po merr masa edhe për atë që do të pasojë karrierën si futbollist.

Sipas të përditshmes italiane “Tuttosport”, ndër opsionet e Zlatan Ibrahimoviçit pasi të largohet nga futbolli, do të ishte edhe ajo e qëndrimit te Milani me një rol drejtues. Në këtë rast, do të kishte dy mundësi.

E para ka të bëjë me një pozicion mbështetës për Paolo Maldinin dhe Frederik Masaranë në menaxhimin sportiv të klubit kuqezi.

Hipoteza e dytë, që duket edhe si ajo më e mundshmja, është që suedezi të vepronte si një lidhje midis drejtuesve dhe skuadrës. Ai do të ishte një ndihmesë për lojtarë, por sidomos për Stefano Piolin në rritjen e ekipit dhe raporteve individuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat