I shkakton humbjen e parë kampionale PSG-së

Futboll

I shkakton humbjen e parë kampionale PSG-së

Më: 1 janar 2023 Në ora: 22:48
Pamje nga ndeshja

Lens vijon të surprizojë në Ligue 1 dhe në ndeshjen e parë të vitit 2023 ka “hedhur në tapet” Paris Saint Germain, duke i shkaktuar humbjen e parë sezonale dhe duke i shkuar më pranë në renditje, si për të treguar se është pikërisht ajo skuadra me të cilën do të garojë për titullin kampion.

Pa Neymar të pezulluar dhe Messin ende me pushime, kryeqytetasit e Galtier pësuan humbjen e parë pas më shumë se 9 muajsh, pasi disfata e fundit datonte më 20 mars të vitit të kaluar, në transfertën ndaj Monacos.

Sfida nisi menjëherë e vrullshme, me vendasit që morën avantazhin me Frankowskin në minutën e pestë, por festën e ndali Ekitike tri minuta më vonë, duke rikthyer baraspeshën.

Megjithatë Lens mori sërish avantazhin me Opendën në minutën e 28’, ndërsa në fillim të pjesës së dytë ishte Claude-Maurice ai që shënoi golin e tretë, duke vulosur suksesin.

Me këtë fitore, Lens ngjitet në kuotën e 40 pikëve, në vendin e dytë, vetëm 4 pikë më pak se Paris Saint Germain, që vijon të kryesojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat