De Jong e ka ndërruar mendjen për të ardhmen

Futboll

De Jong e ka ndërruar mendjen për të ardhmen

Më: 2 janar 2023 Në ora: 12:19
De Jong

Frenkie de Jong e ka ndërruar mendjen sa i përket së ardhmes së tij.

Sipas portalit “Fichajes”, mesfushori holandez është duke e rimenduar ofertën e Manchester United dhe se ka vendosur tashmë ta përqafojë projektin teknik të ish-trajnerit të tij, Erik ten Hag.

Verën e kaluar, “Djajtë e Kuq” u munduan ta transferonin ish-futbollistin e Ajaxit, por ai ishte i vendosur për të qëndruar dhe për ta treguar veten në “Camp Nou”.

Sidoqoftë, tash përfaqësuesi holandez duket se ka vendosur përfundimisht t’ia japë lamtumirën Barcelonës, ku nuk arriti të linte gjurmë, për ta provuar një eksperiencë të re në “Old Trafford”.

Verën e kaluar, interesim për mesfushorin kreativ kishte shfaqur edhe Chelsea në Angli..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat