Bellingham e kërkon largimin nga Dortmundi

Futboll

Bellingham e kërkon largimin nga Dortmundi

Më: 2 janar 2023 Në ora: 16:23
Jude Bellingham

Jude Bellingham është duke i kaluar muajt e fundit të eksperiencës në Borussia Dortmund.

Futbollisti anglez pritet të takohet shumë shpejt me drejtuesit e klubit, të cilëve do t’ua kumtojë vendimin për t’u larguar nga Bundesliga.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “AS”.

Aktualisht, mesfushorin ofanziv e kërkojnë Real Madridi dhe Liverpooli.

Verdhezinjtë do ta linin lojtarin të largohet nga Dortmundi për një ofertë prej 100 milionë eurosh.

Mbetet të shihet nëse spanjollët apo anglezët do të jenë në gjendje ta paguajnë këtë shumë.

Trajneri Jurgen Klopp e vlerëson lartë përfaqësuesin anglez, të cilin e do në “Anfield Road” për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, edhe “Los Blancos” e admirojnë futbollistin, i cili po shkëlqen me klubin gjerman, ndërsa ishte pjesë e Kombëtares angleze në Botërorin e Katarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat