Brentfordi arrë e fortë, e mposht me rezultat të thellë Liverpoolin

Futboll

Brentfordi arrë e fortë, e mposht me rezultat të thellë Liverpoolin

Më: 2 janar 2023 Në ora: 20:34
Foto ilustrim

Brentfordi ka shënuar fitore të madhe ndaj Liverpoolit, me rezultat 3-1, në kuadër të javës së 17-të në Premier League.

Golin e parë në ndeshje e kanë shënuar vendasit me Ibrahima Konate, i cili realizoi autogol, në minutën e 19. Yoane Wissa në minutën e 39′ shënoi për ta dyfishuar epërsinë, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.

I njëjti lojtar realizoi edhe njëherë tre minuta para se të përfundonte pjesa e parë. Këtë herë goli ishte i rregullt.

Në pjesën e dytë, Darwin Nunez shënoi më në fund, po goli i tij u anulua nga VAR-i. Dy minuta më vonë Alex Oxlade-Chamberlain, e ngushtoi epërsinë e “Bletëve”.

Liverpoolit goditjen fatale ia dhuroi Bryan Mbeumo, me një gol të bukur në minutën e 84’.

Brentfordi pas fitores kalon në vendin e shtatë me 26 pikë, teksa Liverpooli ka dy pikë më shumë në pozitën e gjashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat