Silva nuk e fsheh deshirën për t’u rikthyer te Benfica

Futboll

Silva nuk e fsheh deshirën për t’u rikthyer te Benfica

Më: 2 janar 2023 Në ora: 22:05
Bernardo Silva

Bernardo Silva dëshiron që të rikthehet te ish-skuadra e tij, Benfica.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, konfirmoi që në fillim të sezonit se klubi nuk donte ta shiste mesfushorin, pavarësisht interesimit nga Barcelona.

Silva ishte i lidhur me një lëvizje të bujshme prej 80 milionë eurosh drejt “Camp Nou”, por besohet se Guardiola bllokoi çdo mundësi për një largim të mundshëm.

Megjithatë, portugezi është i hapur për t’u rikthyer në Benfica në të ardhmen.

“Dua të kthehem në Benfica për t’i ndihmuar ata, por jo për të varur këpucët atje”, tha Silva për “Record”.

“Ëndrra ime nuk ishte të luaja për klubin më të mirë në botë, ishte të luaja për Benfican. Kam filluar aty, por kam luajtur shumë pak. Arritja e këtij niveli është një burim krenarie për mua, sepse tani jam në një nga klubet më të mira në botë”, shtoi ai.

28-vjeçari me Manchester Cityn ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat