“Po vij”, Pogba paralajmëron rikthimin në fushë

Futboll

“Po vij”, Pogba paralajmëron rikthimin në fushë

Më: 3 janar 2023 Në ora: 10:26
Pogba

Një luan vrumbullues që kërkon hakmarrje pas një periudhe të vështirë dhe një mesazh i shkurtër: “Po vij…”. Paul Pogba ka postuar këtë foto në rrjetet sociale.

Tifozët e Juventusit po presin me padurim paraqitjen e Pogba në fushë.

Pas rikthimit në klub në verë, Paul ende nuk ka marrë pjesë në asnjë ndeshje zyrtare.

Mesfushori u detyrua të humbasë edhe Botërorin e Katarit, por tani dëshiron të dëshmojë se është ende një lojtar i kalibrit më të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat