Ronaldo do të fluturoj për në Riad

Futboll

Ronaldo do të fluturoj për në Riad

Më: 3 janar 2023 Në ora: 11:15
Ronaldo do të fluturoj për në Riad

Planet e Cristiano Ronaldos janë bërë të njohura pas kalimit te Al-Nasr. Sipas Arriyadiyah, sot në mbrëmje, sulmuesi do të fluturojë për në Riad nga Madridi. Ronaldo do të shoqërohet nga familja e tij, këshilltarët dhe rojet e sigurisë.

Ronaldo do t’i nënshtrohet testeve mjekësore të martën pasdite për të përfunduar transferimin e tij në Al Nasr.

Në mbrëmjen e së njëjtës ditë, Cristiano do të prezantohet si lojtar i klubit saudit në stadiumin Mrsul Park. Aty Ronaldo do të mbajë një fjalim të shkurtër.

Trajneri Rudi Garcia kërkon që lojtari të nisë sa më shpejt stërvitjet. Ronaldo dhe familja e tij do të qëndrojnë në një nga hotelet më prestigjioze në Riad. Ata do të jetojnë atje derisa të gjejnë strehim të përhershëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat