Napoli favorit

Futboll

Napoli favorit

Më: 3 janar 2023 Në ora: 13:27
Alegri

Masimiliano Alegri ka pranuar se është kureshtar edhe ai të shohë se si do të reagojë ekipi në kthimin në fushë pas më shumë se 40 ditësh ndërprerje të kampionatit në këtë pikë të sezonit. Skuadrat janë pushim që në nëntor për shkak të pauzës së Botërorit dhe Alegri ka pranuar se gjithçka do të jetë ndryshe pasi dinamikat janë të tilla, edhe pse ka pranuar se tani çdo gjë do të jetë më argëtuese.

“Rikthehemi pas 52 ditësh ndalesë, ndër të tjera me një ndeshje të komplikuar. Kremoneze në dy ndeshjet e fundit nuk ka pësuar gol, është një skuadër ë cila gjuan shumë në portë, është agresive. Me Napolin ka bërë një ndeshje të fortë, ka pësuar 4 gola, por i pësoi të gjithë në fund. Nesër duhet të kemi resekt dhe përulësi, është rikthimi dhe do të jetë një ndeshje e komplikuar.

Pogba? Ka nisur të vrapojë dhe kjo është gjëja e rëndësishme, ashtu si fakti që për momentin gjuri nuk e shqetëson, nuk është ënjtur. Nëse vazhdon kështu, ndoshta pas 15-20 ditësh mund të jetë me ekipin, por gjithçka varet nga zhvillimet. Kur të rritet ritmi duhet të shohim sa dhe si mund të stërvitet me ekipin. Do të shohim hap pas hapi.

Kieza është më mirz, ka punuar me ekipin dhe është gati për një segment loje, sot do të vlerësoj stërvitjen, të flas me lojtarët pasi nesër zëvendësimet do të jenë të rëndësishme. Ka lojtarë të cilët janë me vonesë në përgatitje, por ata që kanë punuar këtu janë mirë.

Nuk kemi qenë në urgjencë, djemtë që ishin këtu kanë punuar mirë. Duhet të shohim nga sot, deri më 5 qershor. Nuk mund të shohim një ndeshje të vetme. Kthimi i Di Maria dhe Paredes një ditë më parë nuk do të ndryshonte asgjë, pastaj edhe në Argjentinë kanë ndjekur një program punë javor dhe ishte e drejte që t’i gëzoheshin fitores së Kupës së Botës që nuk ndodh çdo vit.

Rabio? Të flasësh për merkaton në këtë moment nuk shërben për asgjë, pasi kemi gjëra të tjera për të cilat të mendojmë dhe fusha është gjëja më e rëndësishme. Rabio u kthye nga Botërori me dëshirë dhe entuziazëm dhe është mirë, duhet të përqendrohemi në fushën e lojës.

E rëndësishme është që tani të luajmë si skuadër, siç kemi bërë në ndeshjet e fundit, gjithçka do të varet nga qasja mendore, jam kureshtar të shoh si do të jetë. Duhet të tregohemi të aftë pas 52 ditësh ndalesë.

Tani nis një periudhë e bukur dhe e vështirë. Kjo është pjesa më e bukur e sezonit ku ndahen trofetë. Duhet përjetuar me entuziazëm, dëshirë dhe përgjegjësi. Është pjesë e punës, pasi përndryshe do të ishte gjithçka e sheshtë. Në pjesën e parë të sezonit mund të ndodhë gjithçka, në të dytën nuk ke më kohë për të rikuperuar dhe për këtë çdo gjë bëhet më argëtuese.

Vetëm rezultatet do të tregojnë nëse kemi punuar mirë, nëse kemi bërë mirë që kemi lënë pushim lojtarët apo jo. Mendoj se do të jetë një pjesë e dytë e sezonit shumë e bukur. Napoli është skuadra dukshëm favorite për fitoren e titullit. Por janë në lojë shumë pikë, ne kemi objektivin që të hyjmë mes katër skuadrave të para dhe pastaj të luajmë shanset për finalet në Kupën e Italisë dhe në Ligën e Europës”, tha Alegri ndër të tjera para gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat