Xavi: Eleminimi në Champions na trishtoi shumë

Futboll

Xavi: Eleminimi në Champions na trishtoi shumë

Më: 3 janar 2023 Në ora: 18:56
Xavi

Eleminimi i hershëm në Champions League, që në fazën e grupeve, për Barcelonën duket se ka rivënë në “sytë” e teknikut Xavi dëshirën e Barcelonës për të fituar La Ligën dhe Kupën e Mbretit, ku të mërkurën, Barcelona do të luajë me Intercity nga divizioni i tretë i Spanjës në 1/16 e finales së Kupës.

“Ndeshjet e para të Kupës shpesh janë të shtrenjta. Më kujtohen përplasjet gjatë karrierës sime.

Këto janë ndeshje shumë të vështira. Mund të fitohet pak, por gjithçka mund të humbet. Ne jemi favoritët dhe ndonjëherë kjo ka një kosto.

Fitimi i Kupës është qëllimi ynë. Ne duam të fitojmë tituj. Pas eliminimit nga Champions League, La Liga është gjëja më e rëndësishme, por ne jemi shumë të interesuar për Kupën. Ky është një turne i veçantë për ne”,- tha trajneri “blaugrana”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat