Llapi e hap zyrtarisht afatin kalimtar të janarit

Futboll

Llapi e hap zyrtarisht afatin kalimtar të janarit

Më: 3 janar 2023 Në ora: 21:48
Rinor Hoxha.

Skuadra e Llapit e ka bërë zyrtare transferimin e sulmuesit, Rinor Hoxha.

Hoxha ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Llapin, e cila do ta mbajë atë në stadiumin “Zahir Pajaziti” deri në vitin 2026.

Hoxha është rikthyer nga Kanadaja për ta ndihmuar skuadrën e Llapit në repartin e sulmit, ndërsa klubi llapjan bënë të ditur që marrëveshja ishte arritur para një muaji.

“Marrëveshja me ish-sulmuesin e Vllaznisë Pozheran është arritur para një muaji por sot ai ka ateruar nga Kanada dhe do i bashkangjitet pjesës tjetër të ekipit në përgatitjet parasezonale që nisin nesër”, shkruante në komunikatën e Llapit.

Rinor Hoxha gjatë gjysmës së edicionit vjeshtor është paraqitur tek Vllaznia e Pozheranit në 10 ndeshje dhe ka arritur t'i realizoj 6 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat