Dortmund i jep ultimatum!

Futboll

Dortmund i jep ultimatum!

Më: 3 janar 2023 Në ora: 23:10
Moukoko

Me skadimin e kontratës së tij në verën e vitit 2023, ylli i ri i Borussia Dortmund, Youssoufa Moukoko së shpejti mund të largohet nga klubi verdhezi. Prej disa kohësh kanë nisur negociatat për rinovimin e kontratës për klasin e 2004-ës, por ka ende një diferencë të qartë mes kërkesave të lojtarit dhe ofertës së klubit, që mund të rrezikojë ta humbasë në zero.

Siç raporton “Footmercato”, klube të mëdha si Chelsea, Manchester United dhe PSG tashmë po monitorojnë situatën për ta përfituar dhe për t’i rrëmbyer Dortmundit një nga talentet më të mëdhenj të futbollit gjerman për një shumë të papërfillshme.

Prej kohësh tashmë, Borussia Dortmund është duke u përpjekur të rinovojë kontratën me talentin e sulmit gjerman, Youssoufa Moukoko, ama kërkesa e fundit e 18-vjeçarit të “verdhezinjve”, për një kontratë me vlerë mbi 10 milionë euro në sezon për vazhdimin e kontratës!

Sipas mediave gjermane, kërkesat e Moukokos, së bashku me pritjet e pagave, mund të komplikojnë negociatat për një zgjatje të kontratës me Borussia Dortmund. Marrëveshja e sulmuesit 18-vjeçar me Borussia Dortmund është e vlefshme deri në verën e vitit 2023, ndërsa më herët ishte raportuar për një interesimin të mundshëm nga Barcelona.

Nëse është e vërtetë që Barcelona do të kishte vështirësi financiare në kryerjen e një lloji të caktuar negociatash mjaft të shtrenjta përsa i përket tregut të transferimeve, është gjithashtu e vërtetë që Blaugrana, në seancat e fundit të tregut të transferimeve, kanë rezultuar të jenë te zote të vërtetë në transferimin e lojtarëve pa ekip.

Për momentin, siç raporton As.com, Barça do të ishte e pozicionuar mirë në garën që Moukoko ta ketë atë në merkaton e ardhshme të verës në zero ose në çdo rast në një të ardhme jo shumë të largët. Klubi Blaugrana do të ishte në dijeni të dëshirës së sulmuesit gjerman për të luajtur në Camp Nou dhe do të ishte në pritje të vendimit të tij përfundimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat