Pronarët e rinj të Chelsea - "të çmendur"?

Futboll

Pronarët e rinj të Chelsea - "të çmendur"?

Më: 4 janar 2023 Në ora: 11:13
Pronarët e rinj të Chelsea - të çmendur?

Ish-kapiteni i Manchester United, Gary Neville, ka kritikuar merkaton e CHelsea. Kujtojmë se blutë janë anë një hap larg blerjes së mesfushorit të Benfica, Enzo Fernandez për 120 milionë euro.

“Pronarët e rinj të Chelsea janë të çmendur, nuk kanë rregull. Ata blejnë lojtarë rastësisht”, tha ai për Sky Sports.

21-vjeçari Fernandez ka vetëm gjashtë muaj që performon në Evropë në nivel klubesh. Enzo së fundmi fitoi Kupën e Botës me Argjentinën, duke u bërë lojtari i ri më i mirë i turneut.

Pronarët e rinj të Chelsea, të udhëhequr nga biznesmeni amerikan Todd Boehley, kanë shpenzuar 294 milionë euro për transferime që nga marsi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat