Kampionët zgjedhin pasuesin e Neuerit

Futboll

Kampionët zgjedhin pasuesin e Neuerit

Më: 4 janar 2023 Në ora: 11:29
Neuer

Bayern Munchen ka zgjedhur zëvendësuesin e Manuel Neuer, i cili dëmtoi gjurin duke bërë ski dhe mbylli sezonin. Vendin e kapitenit mes shtyllave të kampionëve të Gjermanisë do e zërë Yann Sommer.

34-vjeçari ka një eksperiencë të madhe, ai ka veshur 80 herë fanellën e kombëtares së Zvicrës, ndërkohë që luan në Bundesliga me M’Gladbach prej verës së vitit 2014.

Sommer ndodhet në vitin e fundit të kontratës dhe u ka shprehur qartë drejtuesve të M’Gladbach dëshirën për të mos e humbur mundësinë e transferimit te Bayerni.

Nga ana tjetër, bavarezët kanë gati një kontratë deri në vitin 2025 për një portier që prej vitesh bën mirë me pritjet e tij fantastike.

Sommer ka pësuar 14 gola gjatë këtij sezoni me skuadrën aktuale, ndërkohë që në 11 raste ia ka dalë të ruajë portën e paprekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat