Triumfi i Martinez në Botëror, Emery diskuton fokusin e portierit argjentinas

Futboll

Triumfi i Martinez në Botëror, Emery diskuton fokusin e portierit argjentinas

Më: 4 janar 2023 Në ora: 12:31
“Tani fokusi i tij është 100% me Aston Villa”, tha Emery.

Trajneri i Aston Villas, Unai Emery, beson se portieri Emiliano Martinez është "100%" i fokusuar në klubin e Premier Ligës pas fitores së Argjentinës në Kupën e Botës kundër Francës.

Martinez pritet të startojë kundër Wolverhampton Wanderers të mërkurën, pasi ka qenë në bankën rezervë për fitoren e skuadrës së tij ndaj Tottenham Hotspur të dielën.

Argjentina mposhti Francën 4:2 me penallti në Katar, pasi një finale dramatike kishte përfunduar 3-3 më 18 dhjetor.

“Tani fokusi i tij është 100% me Aston Villa”, tha Emery.

“Për ne ai është shumë i rëndësishëm dhe ne mund të jemi krenarë për të që është fitues në Kupën e Botës. Ai kishte dy ditë stërvitje, të premten dhe të shtunën, dhe tani më shumë seanca, kështu që mendoj se do të jetë gati pas pushimit të tij dhe pas emocionit që pati me fitimin e këtij Botërori”, shtoi më tej trajneri i Aston Villas.

Muajin e kaluar, Emery tha se kishte në plan të fliste me portierin 30-vjeçar për festimet e tij pas fitores së Argjentinës në Kupën e Botës.

Martinez është kritikuar për disa nga veprimet e tij pas finales, ku përfshihej edhe një gjest i vrazhdë me çmimin e tij "Doreza e Artë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat