Liverpool në ankth për mbrojtësin

Futboll

Liverpool në ankth për mbrojtësin

Më: 4 janar 2023 Në ora: 14:14
Virgil Van Dijk

Liverpool në ankth për mbrojtësin!

Virgil Van Dijk pati probleme në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Brentford teksa mbrojtësi u detyrua të zëvendësohej nga trajneri Jurgen Klopp pas pjesës së parë pas një tërheqje muskulore.

Por, nëse tekniku Klopp foli pas sfidës se nuk bëhej fjalë për një problem serioz, tashmë mediat britanike bëjnë të ditur se holandezit do t’i duhet t’i nënshtrohet disa analizave më të detajuara pasi dëmtimi mesa duket është më i rëndë nga pritshmëritë e para.

Te Liverpool janë në ankth pasi mbrojtësit mund t’i duhet të qëndrojë jashtë për disa javë dhe të humbasë takime të rëndësishme si ato ndaj Wolverhampton, Brighton apo Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat