De Gea do që ta përfundojë karrierën në United

Futboll

De Gea do që ta përfundojë karrierën në United

Më: 4 janar 2023 Në ora: 18:28
De Gea

David de Gea po dëshiron që karrierën ta përfundojë në Manchester United.

Kontrata e tridhjetë e dy vjeçarit do të përfundojë në fund të sezonit dhe reprezentuesi spanjoll nuk parasheh ndonjë problem për ta ribërë një marrëveshje tjetër. 

"Ky është klubi im, kam qenë këtu shumë vite dhe është një nder i madh të jem këtu dhe jam shumë i lumtur këtu. Shpresoj të qëndroj këtu për pjesën tjetër të karrierës sime", ka thënë ai.

"Jam shumë i relaksuar. Unë thjesht fokusohem në stërvitje dhe performoj sa më mirë që mundem". 

United paraprakisht ka bërë marrëveshjet për zgjatje të kontratave me Marcus Rashford, Luke Shaw, Diogo Dalot dhe Fred..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat