Gostivari nuk ndalet me përforcime 

Futboll

Gostivari nuk ndalet me përforcime 

Më: 4 janar 2023 Në ora: 18:46
Kirovski

Gostivari vazhdon ta përforcojë skuadrën për pjesën e dytë të kampionatit, të cilët luftojnë për rikthim në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Skuadra shqiptare është përforcuar me lojtarin e Rabotniçkit, Andrej Kirovski.

Kirovski ka qenë pjesë e Sileksit, Sasës dhe ka luajtur edhe për të rinjtë e Vardarit, ku për një periudhë të shkurtër ka qenë edhe në Dinamon e Zagrebit, si huazim u paraqit për skuadrën e Sesvetes.

Kirovski është përforcim i radhës për Gostivarin pas Rustu Jonus, Fahrudin Gjurgjeviq, Fisnik Zuka, Gordian Hristovski, Astrit Amzai, Reijan Abazi dhe Simeon Hristov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat