Fotografia bëhet virale, tërbohen tifozët

Futboll

Fotografia bëhet virale, tërbohen tifozët

Më: 4 janar 2023 Në ora: 19:02
Hazard

Një fitore e vuajtur për Real Madrid-in që është kualifikuar në 1/8-at e  Kupës së Mbretit. Los Blancos mposhtën me vështirësi Cacereno-n, skuadër që luan në kategorinë e katërt, me golin e Rodrygo 20 minuta para fundit.

Një hap mbrapa për kampionët e Europës të drejtuar nga Carlo Ancelotti, i cili vendosi formacionin më të mirë të mundshëm, por duke marrë një fitore të ngushtë ndaj një kundërshtari dukshëm inferior.

Shumë paraqitje zhgënjyese nga merengues, ndër të cilat spikat ajo apatike e Eden Hazard, i kritikuar ashpër nga shtypi spanjoll dhe tifozët e Realit.

Para ndeshjes me Cacereno, Ancelotti kishte deklaruar se Hazard kishte punuar mirë me ekipin dhe se rikuperimi i tij do të sillte përfitime të dukshme për Real Madridin.

Megjithatë, 68 minutat e luajtura kundër Cacereno-s (më vonë u zëvendësua nga i riu Alvaro Rodriguez) sugjeruan të kundërtën: shtypi spanjoll e komentoi si “inekzistente” paraqitjen e tij në Copa del Rey.

Kritikat që vijnë nga tifozët e madrilenëve janë më të rënda: në shënjestër mbi të gjitha një foto që është bërë virale në rrjetet sociale dhe që portretizon gjendjen e pasigurt fizike të Hazard, i akuzuar si mbipeshë dhe jo i prirur për jetën si sportist:

“Jashtëzakonisht i paaftë për të qenë një lojtar i Real Madrid-it”, ka shkruar një tifoz në Twitter. “Lojtar i mbaruar”, ka qenë komenti i disa tifozëve të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat