Flamurtari godet sërish!

Futboll

Flamurtari godet sërish!

Më: 4 janar 2023 Në ora: 19:15
Fabian Beqja

Flamurtari godet sërish!

Flamurtari synon rikthimin në elitë dhe pasi mbylli vitin 2022 në vendin e dytë, ka nisur punën në merkato, për të siguruar ngjitjen direkte në Kategorinë Superiore.

Kështu pas sulmuesit Mensah, të prezantuar dy ditë më parë, vlonjatët kanë firmosur edhe me mbrojtësin durrsak Fabian Beqja, i cili është prezantuar sot zyrtarisht me fanellën kuqezi Flamurtarit.

Fabian Beqja vlen pas një eksperience te Gjilani në Kosovë, teksa për shumë vite ka qenë pjesë e Teutës së Durrësit në elitën e futbollit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat