Spanjoll mbetet gjatë “Djall i Kuq”

Futboll

Spanjoll mbetet gjatë “Djall i Kuq”

Më: 4 janar 2023 Në ora: 22:49
Spanjoll mbetet gjatë “Djall i Kuq”

Manchester United's goalkeeper David de Gea reacts after hurting his arm during the English Premier League soccer match between Chelsea and Manchester United at Stamford Bridge stadium in London, Sunday, Nov. 28, 2021. (AP Photo/Kirsty Wigglesworth)

David de Gea është në negociata me Manchester United për të rinovuar kontratën. Spanjolli është i gatshëm të ulë pagën e tij milionere për të zgjatur bashkëpunimin.

Portieri 32-vjeçar fiton 427 mijë euro në javë dhe është një nga futbollistët më të paguar në Premier League.

Kontrata e “gardianit” përfundon në fund të sezonit, por Manchester United ka mundësi ta zgjasë edhe për një sezon tjetër. Megjithatë, plani i “Djajve të Kuq” është t’i ofrojë një kontratë të re, sigurisht me ulje të pagës.

De Gea duket se është dakord me qëndrimin e klubit, teksa më herët është shprehur:

“Shpresoj ta rinovoj kontratën. Ky është klubi im, kam qenë këtu për shumë vite dhe është nder i madh të jem këtu, ku jam i lumtur. Jam i qetë për rinovimin dhe i fokusuar të puna, që të luaj sa më shumë. Besoj se do të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme”.

De Gea është pjesë e Manchester United që nga viti 2011, kur la Atléticon e Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat