Atletico Madridi kualifikohet në të tetën e finales

Futboll

Atletico Madridi kualifikohet në të tetën e finales

Nga: K.G. Më: 4 janar 2023 Në ora: 23:27
Atletico

Real Oviedo nuk ia doli në përballje me Atletico Madridin, kësisoj eliminohen nga Kupa e Mbretit në futboll.

Atletico ka shënuar fitore në udhëtim, me rezultat 2:0 ndaj Oviedos.  

Futbollistët Llorente (24') e Barrios (83’), realizuan për fitoren e skuadrës nga Madridi.

Ndeshjen e përcollën 27.303 shikues.

Atletico kualifikohet në të tetën e finales së Kupës së Mbretit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat