Shkëndija rikthen Kamer Qakën

Futboll

Shkëndija rikthen Kamer Qakën

Më: 5 janar 2023 Në ora: 11:57
Shkëndija rikthen Kamer Qakën

Mesfushori 27 vjeçar kthehet në taborin e Shkëndijes së Tetovës pas një viti, ndërsa kësaj rradhe beson në më shumë protagonizëm.

Shkëndija dhe Kamer Qaka ribashkohen, saktë një vit pasi mesfushori defanziv kaloi në Hungari te Mezőkövesd Zsóry FC.

Fituesi i titullit kampion me Shkëndijën në sezonin 2020/2021 vjen sërish në Tetovë, i bindur se ka lënë në gjysmë misionin e tij me kuqezinjtë. Duke njohur ambientin, Qaka me shumë optimizëm ka pranuar të kthehet në Tetovë, duke firmosur kontratë 2 vjeçare me Shkëndijën.

“Për mua është kënaqësi që kthehem te një klub ku kam luajtur më parë, por sinqerisht Shkëndija, Tetova dhe “Ballistët” më kanë lënë shumë përshtypje pozitive dhe këtë vendim e marr me shumë dëshirë. Në vitin 2021 fituam titullin kampion me Shkëndijën dhe unë vij sërish këtu për të triumfuar.

E njoh klubin, ambiciet dhe gjithçka që rrethon Shkëndijën dhe vij me shumë entuziazëm për të bërë sa më mirë”, deklaroi Qaka pasi zyrtarizoi kontratën me Shkëndijën deri në dhjetor të vitit 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat