Marrëveshje për portierin e Crystal Palace

Futboll

Marrëveshje për portierin e Crystal Palace

Më: 5 janar 2023 Në ora: 14:48
Marrëveshje për portierin e Crystal Palace

Manchester United lëviz në merkato dhe këtë e bën për portierin e Crystal Palace, Jack Butland. 29-vjeçari pritet të kryejë vizitat mjekësore për “Djajtë e Kuq” dhe më pas falë formulës së huazimit, do të vendoset menjëherë nën urdhrat e trajnerit Erik ten Hag. Butland, prej vitit 2020 ishte pjesë e Crystal Palace megjithatë tashmë pranon një eksperiencë në radhët e Manchester United, edhe pse do të mbajë thjesht statusin e David De Gea.

Në fakt, United mendoi për Butland edhe në merkaton e verës por preferoi Martin Dubravkën në vendin e tij. Por, tashmë që Dubravka u rikthye te Neëcastle,

Manchester United mbylli transferimin e Butland me trajnerin Ten Hag që ndjehet tashmë i kompletuar me De Gean si numrin një, Butland numri dy dhe Tom Heaton si numri tre.

Nga ana tjetër, drejtuesit e “Djajve të Kuq” vijojnë negociatat për rinovimin e kontratës së De Geas, teksa synimi është që të bindin spanjollin të qëndrojë edhe me një ulje të vogël të pagës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat