Trepçën ’89 fillon përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit 

Futboll

Trepçën ’89 fillon përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit 

Nga: K. G. Më: 5 janar 2023 Në ora: 20:58
Trepça ’89

Trepçën ’89 të Mitrovicës, e pret sprovë e vështirë për të siguruar ekzistencën.

Mitrovicasit synojnë që të përgatiten sa më mirë pjesën e dytë të kampionatit.

Skuadra nga qyteti i “Minatorit”, përfunduan në vend 9-të me 19 pikë gjashtë vjeshtës në elitën e futbollit të Kosovës.    

“Sot skuadra ka zhvilluar stërvitjen e parë për rifillimin e kampionatit 2022/23 stinori pranveror.

Klubi Futbollistik Trepça’89 njofton se sot ka filluar përgatitjet për rifillimin e kampionatit 2022/23 stinori pranveror.

Fazën e parë, skuadra jonë do ta zhvillojë në Mitrovicë, në fushën e tash emërtuar “Erion Kajtazi” deri me datën 16 Janar ku do të zhvendosemi në Durrës për fazën finale të përgatitjeve, gjatë të dy fazave skuadra pritet ti zhvilloj disa ndeshje kontrolluese”, njofton FC Trepça ’89.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat