Arrestohet futbollisti dhe gruaja e tij, i kapen 100 kilogramë drogë

Futboll

Arrestohet futbollisti dhe gruaja e tij, i kapen 100 kilogramë drogë

Nga: K. G. Më: 6 janar 2023 Në ora: 11:40
Ilustrim

Futbollisti i Martinique, Jean-Manuel Nedra (29 vjeç) dhe partnerja e tij, u arrestuan më 31 dhjetor në aeroportin e Parisit me më shumë se 100 kilogramë kokainë të fshehura në valixhet e tyre.

Mesfushori i L'Aiglon du Lamentin dhe përfaqësues i Martinique dhe partnerja e tij mbërritën në Paris ditën e fundit të vitit të kaluar dhe gjatë kontrollit doganor në bagazhet e tyre u zbuluan 100 kg kokainë, shkruan “Le Parisien”.

Çifti është sjellë para gjyqtarit hetues, njoftoi prokuroria. 

“Nuk jemi në dijeni për përfshirjen e tij, ne kemi mësuar se një nga lojtarët tanë është arrestuar për kontrabandë droge”, njoftoi klubi i tij.

"Le të jemi më të fortë se kurrë, të bashkuar në luftën tonë dhe edukimin përmes sportit për të luftuar këtë plagë. Ne duhet të mbrojmë dhe paralajmërojmë të rinjtë tanë për rreziqet, pasojat ", thuhet nga klubi.

Nedra është mjaft i njohur në botën e futbollit Martinikan dhe deri më tani ka bërë 20 paraqitje për kombëtaren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat