Nuk ndodhet në planet e Alegrit

Futboll

Nuk ndodhet në planet e Alegrit

Më: 6 janar 2023 Në ora: 12:59
Nuk ndodhet në planet e Alegrit

Ueston MekKeni duket se nuk është më në planet e Masimiliano Alegrit, me amerikanin që prej kohësh kërkon një skuadër të re.

Sipas “Tuttosport”, për 24-vjeçarin janë vënë në garë dy klube të Premier Ligës.

Aston Vila dhe Bërnmuthi kërkojnë shërbimet e amerikanit dhe janë gati që të bëjnë një ofertë për të bindur Juven që ta lërë të lirë.

Gjithashtu raportohet se për të është interesuar edhe Borusia e Dortmundit, por për gjermanët duket e vështirë konkurrenca me anglezët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat