Cila do të jetë e ardhmja e Kante-s?

Futboll

Cila do të jetë e ardhmja e Kante-s?

Më: 6 janar 2023 Në ora: 15:25
Cila do të jetë e ardhmja e Kante-s?

Prej kohësh është i lidhur me largimin nga Chelsea, megjithatë, N`Golo Kante duket se do të qëndrojë edhe disa sezone tek ‘Blutë’ e Londrës.

Sipas ‘Foot Mercato’, Kante do të nënshkruajë kontratën e re me Chelsean. Kontrata aktuale e  31-vjeçarit do të përfundonte këtë verë, por tani thuhet se ai do të zgjasë kontratën deri në vitin 2026.

‘Foot Mercato’ gjithashtu raporton se skuadra e Arabisë Saudite Al-Nassr është e interesuar për transferimin e mesfushorit francez.

Chelsea mësohet se është në pritje të përgjigjes nga Kante-s, i cili përveç Al-Nassr kërkohet edhe nga disa klube evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat