Son: Nuk kam çfarë t’u bëj prindërve!

Futboll

Son: Nuk kam çfarë t’u bëj prindërve!

Më: 6 janar 2023 Në ora: 21:42
Son: Nuk kam çfarë t’u bëj prindërve!

Heung-Min Son është detyruar këto ndeshjet e fundit të luaj me maskë në fytyrë për shkak të një operimi në sy para se të startonte Kupa e Botës.

Mirëpo, koreano-jugorin duket se maska e shqetëson pafund dhe në ndeshjen e fundit ndaj Crystal Palace, aty ku edhe shënoi vendosi ta hidhte tutje. Së fundmi, sulmuesi i Tottenham theksoi se maska i pengon shikimin por i duhet ta vendosë për shkak se prindërit e tij shqetësohen shumë.

“Sigurisht futbolli nuk është më i njëjtë prej kohës kur luaj me maskë. Vizioni është në rregull, por është pak shqetësuese kur më vjen topi pasi nuk e shoh pastër. Nuk është se më shqetëson pamasë, por nuk është diçka e mirë.

Nëse do të ishte në dorën time, unë do të luaja pa maskë, por prindërit shqetësohen shumë dhe më duhet ta vendos atë. Në ndeshjen me Aston Villa-n isha shumë i acaruar pasi humba një top dhe e gjitha ndodhi për shkak të mungesës së shikimit nga maska. Por, nuk kam çfarë të bëj pasi edhe mjekët më thonë se duhet ende ta mbaj maskën”, u shpreh Son.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat