Grealish për transferimin te City: Kujtoja se do shënoja pafund!

Futboll

Grealish për transferimin te City: Kujtoja se do shënoja pafund!

Më: 7 janar 2023 Në ora: 11:08
Grealish për transferimin te City: Kujtoja se do shënoja pafund!

Në verën e vitit 2021, Jack Grealish kompletoi për shifrën rekord të 100 milionë paundëve kalimin e tij nga Aston Villa te Manchester City. Në 18 muaj si pjesë e The Citizens, sulmuesi anësor ende nuk ia ka dalë të përmbushë pritshmëritë dhe të justifikojë totalisht shumën që drejtuesit shpenzuan për ta transferuar.

Edhe vetë lojtari së fundmi e pranon se adaptimin në një skuadër të re ishte më i vështirë nga sa ai e kishte menduar ndërsa theksoi se në mendjen e tij kujtonte se te City do të shënonte pafund.

“Para se të transferohesha tek Manchester City, unë e kisha kaluar gjithë jetën tek Aston Villa. Nuk më ishte dashur kurrë të ndryshoja stilin tim, isha mësuar me atë se çfarë bëja në fushë. Në fakt, nuk e kisha kuptuar mirë sa e vështirë ishte të adaptoheshe në një tjetër skuadër, me një trajner të ri.

Kur u transferova te City kuptova se ishte shumë më e vështirë nga sa e kisha imagjinuar. Në mendjen time unë mendoja se fakti që isha pjesë e një skuadre që kryesonte renditjen në pjesën më të madhe do të më ndihmonte të shënoja shumë gola, por nuk është ky rasti. Është shumë e komplikuar”, u shpreh Grealish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat