Barcelona nis bisedimet për transferimin e mbrojtësit të Bayernit

Futboll

Barcelona nis bisedimet për transferimin e mbrojtësit të Bayernit

Më: 7 janar 2023 Në ora: 13:27
Xavi

Barcelona po synon që të përforcohet edhe më shumë në fazën e mbrojtjes.

Klubi katalanas raportohet se ka nisur bisedimet për transferimin e Benjamin Pavardit, i cili ka raporte të tensionuara me Bayern Munichin.

Dhe, francezi thuhet se është i prirur që të largohet nga “Allianz Arena” për një sfidë të re – teksa Barça e do atë në “Camp Nou”.

Sipas “Kicker”, tashmë është bërë kontakti i parë mes zyrtarëve të klubit të Barcelonës dhe përfaqësuesve të Pavardit.

Kontrata e 26-vjeçari me Bayernin skadon në verën e vitit 2024, kurse Barcelona synon të mbyllë një marrëveshje me një çmim të lirë, gjë që do t’i përshtatej klubit nga La Liga.

Nëse lëvizja realizohet gjatë afatit të janarit, Pavard do t’iu bashkohej bashkëlojtarëve te Franca, Ousmane Dembele dhe Jules Kounde, si dhe do të ri-bashkohej me Robert Lewandowskin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat