Kahn: E vështirë të zëvendësosh Neuerin në mes të sezonit

Futboll

Kahn: E vështirë të zëvendësosh Neuerin në mes të sezonit

Më: 7 janar 2023 Në ora: 15:29
Kahn

Hapja e merkatos së dimrit u duk si dritare shpëtimi për drejtuesit e Bajernit në lidhje me gjetjen e opsionit të duhur për të zvendësuruar Nojerin e lënduar, pas aksidentit në ski.

Jan Zomer është emri më i përfolur për të zbarkuar në “Allianz Arena”, por ende nuk ka asgjë zyrtare nga asnjë palë. Gardiani helvet vjen nga radhët e Borusia M’Gladbah, rival në Bundesligë, ndërsa dëshira e 34-vjeçarit do të jetë përcaktuese mbi fatet e finalizimit të këtij operacioni.

Gjithsesi, Oliver Kahn në prononcimin e fundit për “Bild” nuk është shfaqur shumë i sigurt se a do të kryejnë goditjen e duhur në merkato mbi këtë sektor, aq më pak kur ndodhen në mes të sezonit dhe numrat “1” më të aftë janë vështirë të largohen në një situatë të tillë.

-”Lëndimi i kapitenit tonë na ka vendosur në pozitë të vështirë se kush mund të jetë alternativa e duhur për ta zëvendësuar. Të gjithë e dimë se sa rendësi ka Nojer në ekip dhe se sa garanci jep në kuadrat.

Të hidhesh në merkato në mes të sezonit me shpresat se do të marrësh atë çka dëshiron është si të kërkosh gjilpërën në kashtë.

Nuk e di se çfarë do të ndodhë deri në përfundim të kësaj dritareje transferimesh dhe se cili do të jetë numri “1” në Mynih. Shpresoj dhe lutem se kjo gjendje e komplikuar do të marrë udhë sa më parë”, përfundoi mes shumë pasigurish 53-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat