Dy penallti në sfidën Villareal-Real, ndryshon sërish rezultati

Futboll

Dy penallti në sfidën Villareal-Real, ndryshon sërish rezultati

Më: 7 janar 2023 Në ora: 17:41
Dy penallti në sfidën Villareal-Real, ndryshon sërish rezultati

Villareal vijon të mbetet në avantazh ndaj Realit, por tashmë në shifrat 2-1, pasi arbitri akordoi dy penallti.

Në minutën e 58-të, Foyth preku shumë lehtë topin me dorë dhe nuk ndikoi aspak në vijimin e aksionit të Vinicius Junior.

Arbitri gjithsesi e cilësoi si të parregullt, duke akorduar 11-metërsh, i cili do të kthehej në gol nga Benzema.

Dy minuta më pas Alaba preku topi me dorë brenda zonës, duke shkaktuar penallti. Nga pika e bardhë, Gerard Moreno do të shënonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat