Pioli: Romën e respektojmë, por duhet të marrim sa më shumë pikë

Futboll

Pioli: Romën e respektojmë, por duhet të marrim sa më shumë pikë

Më: 7 janar 2023 Në ora: 17:42
Pioli

Milan-Roma është dueli më interesant i javës së 17-të në Seria A, që do të luhet nesër në mbrëmje.

Në prag të kësaj super sfide, Trajneri Stefano Pioli ka folur për situatën e kuqezinjve dhe të rivalëve.

“Ata janë një ekip i fortë dhe i strukturuar mirë, i respektojmë shumë. Roma kombinon dhe organizon mirë cilësinë e lojës së tyre. Ata kanë lojtarë shumë të mirë dhe cilësorë të cilët bëjnë diferencën. Zaniolo ka potencial të jashtëzakonshëm, po ashtu dhe Dybala. Ne kthehemi të luajmë në San Siro pas 50 ditësh dhe jemi shumë entuziast.

Nëse duam të fitojmë kampionatin duhet të marrim shumë pikë. Mund të bëjmë më mirë, e dimë se sa e rëndësishme është zhbllokimi i ndeshjeve. Jemi ndër skuadrat që shënojmë më shumë në fillim të ndeshjes, por sërish mendoj se sa e rëndësishme është të vazhdojmë të krijojmë raste goli.

Është një periudhë shumë e nxehtë për Leaon, ai duhet të vazhdojë të luajë mirë. Calabria është një lojtar shumë i fortë dhe inteligjent, është i rëndësishëm për ekipin tonë. De Ketelaere është mirë fizikisht dhe mendërisht. Kam besim tek ai”, deklaroi Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat