Merr fund ‘telenovela’ Silva të Barcelona

Futboll

Merr fund ‘telenovela’ Silva të Barcelona

Më: 7 janar 2023 Në ora: 17:54
Merr fund ‘telenovela’ Silva të Barcelona

‘Telenovela’ Bernardo Silva te Barcelona më në fund ka përfunduar, të paktën për afatin kalimtar të janarit.

Klubi katalanas sipas medieve iberike, nuk do të nënshkruajë me lojtarin, dhe Silva do të qëndrojë te Manchester City të paktën deri në fund të këtij sezoni. Çmimi i lartë i lojtarit gjithnjë ishte pengesë për Barcelonën.

80 milionë euro kushton transferimi i spanjollit, shifër kjo goxha e lartë për Barcelonën e zhytur në borxhe.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta gjatë një interviste për ‘Cadena Ser’, ka hedhur poshtë çdo mundësi për blerjen e Silvas gjatë këtij dimri për shkak të kostos së lartë të lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat