Iljazi ka disa fjalë...

Futboll

Iljazi ka disa fjalë...

Më: 7 janar 2023 Në ora: 17:55
Iljazi ka disa fjalë...

Blerim Iljazi, ish-trajner i KEK-ut nga Kosova, i cili tani jeton dhe vepron në Kanada, në një prononcim për Open-TV thotë se e ka përjetuar rëndë vdekjen e hershme të komentatorit dhe gazetarit të njohur të Radio Kosovës, Milaim Krasniqi.

Ai tha se Milaim Krasniqi me komentimet e tij në Radio Kosovë, futbollin e Kosovës e bënte më të mirë për ta dëgjuar se sa për ta shikuar.

“Lajm trishtues për vdekjen e Miliam Krasniqit, njëë gazetari dhe komentatori sportiv shumë rëndë e kam përjetuaar personalish me që kemi pasur një shoqëri të themi gjatë kohës kur unë isha si trajner i KF KEKU, ndërsa ai në atë kohë punonte si gazetar në Radiotelevizionin e Kosovës.

Fillimishtë dëshiroj t’ju shprehu ngushëllime familjes së Milaim Krasniqit, komunitetit sportiv, gazetarëve, ngushëllime për të gjithë ata që e kanë përjetuar rëndë vdekjen e Milaimit.

Ç’të them për te, kemi humbur një njeri të madh të gazetarisë, sidomos të komentimit në radio, ka qenë me një zë të kristaltë dhe shumë të vecantë. Unë lirishtë mund të them se kur kam qenë trajner i KEK-ut, ai me komentimet e tij në Radio Kosovë, futbollin e Kosovës e bënte Milaim Krasniqi më mirë për ta dëgjuar sesa shikuar”, deklaroi ai.

“Ai ishte njohës i mirë i futbollit, i kampionatit, i gjithë futbollistëve, kishte shumë shprehje. Milaimi nuk shkonte në ndeshje vetëm për ta komentuar, por ai ka pasur një bagazh të madh të njohurive, qoftë të klubeve, apo futbollistëve. Ai ka pasur aq shprehje të mira, zë të bukur dhe të kristaltë, po e ritheksoj se futbolli i Kosovës ka qenë më mirë për ta dëgjuar se sa për ta shikuar me zërin e Milaim Krasniqit”, deklaroi Blerim Iljazi, trajner futbolli në Kanada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat