Eliminohen Nice dhe Monaco

Futboll

Eliminohen Nice dhe Monaco

Më: 7 janar 2023 Në ora: 20:23
Eliminohen Nice dhe Monaco

Nice dhe Monaco janë ndalur në raundin e 1/32-ave, duke e mbyllur këtë të shtunë rrugëtimin në Kupën e Francës.

Le Puy-en-Velay fitoi minimalisht 1-0 ndaj Nice-s, me ekipin që luan në National që eliminoi skuadrën që konkurron në elitën e futbollit francez, Ligue 1.

Vendasit gjetën rrugën drejt rrjetës që në minutën e 3’ me Ben Fredj dhe mundën që ta mbanin këtë rezultat deri në fund dhe përtej tentativave të miqve për të barazuar, ishte ekipi vendas që siguroi raundin e 1/16-ave.

Ndërkohë Monaco u eliminua pas penalltive nga Rodez, skuadër që luan në Ligue 2. Koha e rregullt e takimit u mbyll me barazimin 2-2, ku për vendasit shënuan Akliouche në minutën e 23’ dhe Ben Yedder në minutën e 37’.

Teksa për Rodez realizuan Mendes në minutën e 42’ dhe Abdennour në minutën e 80’ duke e çuar ndeshjen te penalltitë dhe në fund ishin miqtë ata që u kualifikuan për në raundin e 1/16-ave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat