Zinedine Zidane e refuzon punën si trajner i ShBA-së

Futboll

Zinedine Zidane e refuzon punën si trajner i ShBA-së

Më: 8 janar 2023 Në ora: 09:04
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane refuzoi afrimin nga Federata e Futbollit të SHBA-së për të marrë detyrën e trajnerit të kombëtares amerikane, kanë thënë burimet për ESPN.

Zidane, përmes agjentit të tij Alain Migliaccio, u pyet nëse do të ishte i interesuar të pasonte Gregg Berhalter në stolin e SHBA-së, gjë që francezi refuzoi me mirësjellje.

Fituesi i Kupës së Botës 1998, i cili mbushi 50 vjeç qershorin e kaluar, ka qenë pa një klub që nga fundi i periudhës së tij të dytë në krye të Real Madridit në verën e vitit 2021.

Kontrata e Berhalterit si trajner i USMNT skadoi më 31 dhjetor, me federatën që njoftoi këtë javë se ndihmëstrajneri Anthony Hudson do të merrte përgjegjësinë për miqësoret kundër Serbisë më 25 janar në Los Anxhelos dhe kundër Kolumbisë tre ditë më vonë në Carson, Kaliforni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat